Disa qytetarë ishin të pranishëm pranë ambienteve të KPK për të denoncuar gjyqtaren e Vlorës Brikena Ukperaj, e cila sot doli në seancë dëgjimore.
Ata thonë se vendimet e marra nga Ukperaj në drejtim të tyre janë të padrejta.
Qytetare: Ne kemi ankimuar çështjen në Gjykatën e Lartë sipas kërkesave të ligjit dhe kemi adresuar konsumimin e publicitetit që i bëri kjo çështje edhe në organet e vettingut dhe të KLD për mos korrektësi të hapave procedurial të ligjit. Çështja Karaburuni është çështja me sensitive që ka pasur shteti shqiptar, me prona të falsifikuar janë regjistruar persona publikë me pasuri të cilat jua kanë marrë njerëzve që i zotërojnë prej vitesh këtë me tituj. Personat publik mund t'i verifikoni në të dhënat që kanë palët e paditura në atë proces, subjektet tregtare që fshehin emrat e personave publik dhe unë në mënyrë të ligjshme në këtë proces. Zonja Ukperaj mori një vendim që ishte haptazi kundër ligjit.