Lufta ndaj sëmundjeve/ OBSH: Shqipëria ende punë për të bërë

Premte, 22 June 2018 15:26

Shqipëria ka ende punë për të bërë për sa i përket evidentimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive dhe shpërhapjes së epidemive. Këto janë përfundimet e një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Studimi, i bërë në të gjithë vendet, vëzhgon disa tregues si: evidentimi dhe përhapja e viruseve, parandalimi i sëmundjeve infektive dhe trajnimi i profesionistëve për dalluar  epidemitë e reja, – për të dhënë në përfundim nivelin e gadishmërisë së secilit vend për të luftuar epidemitë.

Shqipëria është vlerësuar mesatarisht me 62 pikë, në një sistem pikëzimi nga o deri në 100 pikë, ku 0 tregon nivelin më të ulët të gadishmërisë dhe 100 nivelin më të lartë, – pra kategorizohet në vendet që kanë ende punë për të bërë.

Në secilin prej indikatorëve që vëzhgohen, Shqipëria vlerësohet me:

48 pikë në ndalimin e përhapjes së viruseve;

57 pikë për mbrojtje nga sëmundje të tjera;

73 pikë për evidentimit e viruseve;

68 pikë në kriterin e parandalimit.

Sipas gjetjeve të raportit vetëm 430 milionë qytetarë, pra 6 për qind e popullsisë së botës, jetojnë në vende të mirë përgatitura për të parandaluar përhapjen e një epidemie të mundshme.

Këto vende janë Australia, Belgjika, Finlanda, Omani, Koreja e Jugut, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-të.

Po ashtu, OBSH paralajmëron se një virus mund të përhapet nga një fshat i vogël në të gjithë botën brenda 36 orësh dhe se çdo ditë ka rreth 100 viruse të reja përreth botës. Këto fakte e bëjnë më të nevojshëm përmirësimin e të gjithë sistemit që evidenton dhe parandalon përhapjen e sëmundjeve infektive.

Login to post comments