Një trajler u përplas me trafikndarësen në Autostradën Tiranë-Durrës dhe për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur.
Burimet policore thanë se shkak për aksidentin u bë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë trafikndarësia është spostuar, duke bere që një pjesë e mjetit të përfundojë në anën tjetër të rrugës.
Policia e Durrësit ngriti një grup hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa shërbimet e policisë rrugore punuan për disiplinimin e trafikut.