Nuk janë dashur shumë minuta shi për të nxjerrë të palarat e Tiranës nëpër rrugë.
Por këtë herë shiu ka bërë që të shpërthejnë edhe pusetat e sheshit ‘Skëndërbej’.
I ndërtuar si një kodër në mes të Tiranës me pllaka që kishin mbetur stogje nëpër magazina, ky shesh është bërë shpesh edhe objekt debatesh.
Por sot shiu ka nxjerrë në pah edhe punimet e këqija që janë bërë në të.
Vetëm 10 minuta shi dhe pusetat që ndodheshin në krah të Bankës së Shqipërisë kanë shpërthyer e duke përmbytur gjithë zonën. Bashkia ka sjellë autobotet dhe motopompat për të larguan ujin, i cili nuk kishte as ku të shkarkohej.
Siç duket, realiteti është shumë larg fasadave që publikon kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.