Theri prindërit pas sherrit për të dashurën, ja vendimi i gjykatës së Durrësit

Premte, 22 June 2018 16:49

Gjykata e Shkallës së Parë në qytetin e  Durrësit ka shpallur sot, mos kompetencën për gjykimin e çështjes së Hajri Nezirit, 25-vjeçarit që plagosi me thikë të dy prindërit, Destan dhe Asie Neziri, pas një konflikti të çastit.

Në seancën e caktimit të masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurie, ta lërë në burg 25-vjeçarin, ndërsa çështjen ia kaloi për gjykim, Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.

 “Arrest më burg” është dhënë si masë paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga Krimet e Rënda. Ky vendim i gjykatës së Durrësit ka shpallur njëkohësisht edhe mos kompetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë.

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 16:50
Login to post comments