Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vazhduar traditën për të mbledhur personalitete e për të ndjekur ndeshjet e Zvicrës.
Meqenëse Shqipëria nuk është pjesë e Botërorit 2018 e as Holanda me të cilën Presidenti Meta bën tifozllëk, Zvicra ka qenë zgjedhja e tij për ta ndjekur në Rusi.
Arsyeja e kësaj zgjedhjeje është fakti se në kombëtaren e Zvicrës ndodhen disa futbollistë shqiptarë.
Mbrëmjen e sotme ftesën e Presidentit Ilir Meta e ka pranuar edhe Rahman Parllaku, i cili edhe pse në moshë 99-vjeçare i është bashkuar në oborrin e presidencës.
Pran Presidentit Ilir Meta janë gruaja dhe djali i emblemës së futbollit shqiptar Panajot Pano.
Disa nga te ftuarit janë:
Faruk Sejdin-ish futbollist/ trajner; Ilias Çeço-ish futbollist;
Bejkush Birçe-ish futbollist/ trajner;
Ardit Gjebrea
Defrim Methasani
Nderi i Kombit, Rahman Parllaku;
Fiqiri Kllari-Konsulli i Bosnjës (ne krah te Presidentit);
Isa Tare-ish atlet/ drejtues;
Rebeka Pano/ gruaja e Panajot Panos
Kreshnik Tartari-Volejboll
Genc Tomorri-trajner
Ledio Pano-ish futbollist/ trajner (Djali i Panajot Panos)
Ekrem Bardha nga diaspora e shqiptareve ne SHBA;
Vasil Bici-ish futbollist/ trajner
Agustin Kola-ish futbollist trajner
Artur Çobani-ish futbollist
Fatmir Mneri-gazetar
Petrit Qëndro-ish atlet/ trajner
Kostandin Shkurti-zv/Ministër
Stefan Çipa-ish volejbollist e ish-zv/ministër i Brendshëm
Idriz Gashi-trajner futbolli
Besnik Kaimi-ish gjyqtar
Fatbardh Jera-ish futbollist
Shyqyri Ballgjini-ish futbollist
Haxhi Ballgjini-ish futbollist
Xhorxhi Puka-ish futbollist
Elektra Zykaj-Basketbollistja më e mire e vitit
gazetarë, intelektualë, të rinj të shoqatës së mini futbollit, përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës, etj.