Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Sipas burimeve zyrtare ai është dënuar për veprimtari në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për këtë vepër penale.
Njoftimi i policisë:
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.
Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.