Nata e mbrëmshme në kryeqytet është përfshirë nga rrufe të forta. Si pasojë është dëmtuar nënstacioni i Kombinatit, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës.
Nga fotot shikohet shembja e një pjese të godinës dhe djegia e pajisjeve 35kV bashkë me transformatorin.
Grupet e punës së OSHEE janë në gatishmëri për normalizimin e situatës dhe riparimin e dëmeve të shkaktuar nga rrufeja.