Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajn në çdo çast përfiton të flasë për "Sheshin Skënderbej". Sidomos pas bienales së Barcelonës, ku ndër projektet e tjera që kishin konkuruar, ai i sheshit të Tiranës u vlerësua si më i miri për hapësirën publike.
Por dje pamë që nuk janë dashur shumë minuta shi për të rrëzuar fasadën e Veliajt për “Sheshin Skënderbej. Vetëm 10 minuta shi dhe pusetat që ndodheshin në krah të Bankës së Shqipërisë kanë shpërthyer e duke përmbytur gjithë zonën. Bashkia dërgoi autobotet dhe motopompat për të larguan ujin, i cili nuk kishte as ku të shkarkohej.
FOTOT E VELIAJT
FOTOT NGA PËRMBYTJA E DJESHME