Kuksianët janë të vendosur për të mos pranuar asnjë lloj takse për rrugën e Kombit pavarësisht mënyrave të qeverisë për të justifikuar dhe diskutuar tarifat gjoja të ulura me qytetarët dhe grupet e interesit. Para pak minutash grupi organizator i protestës për taksën e Rrugës së Kombit kundërshton skemën e taksimit të rrugës së propozuar nga qeveria dhe janë të vendosur sic thonë ata kundër taksës dhe pazareve të qeverisë me PPP-te në dëm të interesave të qytetarëve.
Kundërshtimet e grupit organizator janë për faktin se:
1. Skema vjen si pasojë e gjykimit të njëanshëm pa diskutuar paraprakisht me grupet e interest dhe pa konsideruar mendimet dhe propozimet e tyre.
2. Kjo skemë nuk e konsideron taksën si të padrejtë, por thjesht kamuflon mënyrën e pagesës.
3. Komisioni i qëndron kërkesës së mëparshme për taksë zero.