Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur sot në mesdrekë kur policia ka gjurmuar 2 autorët e vjedhjes së një mjeti. Automjeti i vjedhur po lëvizte drejt Bulqizës, kur patrulla e policisë i ka bërë shenjë të ndalojë në Qafën e Buallit.
Nga burime policore mësohet se të rinjtë kanë refuzuar të ndalojnë, madje janë larguar me shpejtësi duke vënë në rrezik jetën e policëve. Menjëherë këta të fundit janë vënë në ndjekje të tyre. Këto burime shprehen se është qëlluar në ajër për të paralajmëruar grabitësit.
Autorët kanë braktisur mjetin në hyrje të Bulqizës dhe janë larguar në këmbë. Policia po punon për identifikimin e tyre.