Meteorologia sjell parashikimin, ja si do jetë moti deri në fund të muajit

Saturday, 23 June 2018 14:21

Kur pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, sidomos Tirana, të gjithë janë kuriozë se si do të vijojë të jenë kushtet meteorologjike në vend për ditët në vijim.

Kështu në një lidhje telefonike për ‘Neës24’ meteorologia Tanja Porja pohoi se deri në fund të muajit moti do të karakterizohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut në pjesën e dytë të ditës. Sipas saj zonat më të favorizuara të Shqipërisë janë ato bregdetare, duke nisur nga Velipoja dhe deri në Vlorë.

“Pika e madhe e asaj çka ndodhi, kaloi dje. Sot dhe nesër moti mjetet me kthjellime dhe vranësira. Java tjetër, java që vjen, deri në fund të muajt vranësirat dhe shirat do të jenë dominante në pjesën e dytë të ditës. Zona më e favorizuar (kohë e mirë) është zona bregdetare nga Velipoja deri në Vlorë. Të njëjtat kushte vijojnë deri në fund të muajt. Mëngjesin e sotëm ka pasur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Deri në fund të muajit do të ketë luajte temperaturash, që do shkon në nga 27-29 celsius. Kanë mjaftuar 60 minuta për një sasi mbi 60 mm shi”, tha Porja.

Login to post comments