Presidenti Ilir Meta ka mbledhur mbrëmjen e djeshme në presidencë shumë figura të njohura të sportit për të parë ndeshjen e Botërorit, ku luante skuadra që ai bën tifo.
Presidenti Meta ka shpërthyer në gëzim në momentet e golave të Xhakës dhe Shaqirit.
Por meta e ka treguar se bënte tifo për Zvicrën që më herët në një takim me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës, ku shkruante në një postim në Twitter se mezi priste që të niste Botërori.