Mëngjesin e sotëm policia greke vuri në pranga Gertian Vrushajn, njëri prej tre të arratisurve para pak ditëve nga një rajon policie në Athinë.
Nga media vendase u raportua se më 19 qershor ata mundën të sharronin me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit rreth orës 6:30 të mëngjesit, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash.
Ata u zbuluan nga rojet e burgut, por nuk mundën ti ndalonin dot.
Përveç Vrushajt u arratis dhe Marjus Dedolli, dhe një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk jepet pasi është i mitur.
Shqiptarët ishin vënë në pranga pasi ishin pjesë e një bande përgjegjëse për mbi 70 raste vjedhjeje në Qarkun e Atikës.