Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Kavajës ku një makinë ka përplasur një vajzë 12 vjeçe duke i marrë jetën.
Sipas të dhënave të Policisë së Tiranës ngjarja e rëndë ka ndodhur tek mbikalimi në Kavajë.
Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës:
Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Drejtuesja e mjetit, shtetasia M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.