Një grua nga qyteti i Korçës i ka dhënë fund jetës duke pirë helm. 30-vjeçarja nga fshati Symiz ka ndërruar jetë pas konsumimit të fotoksinës.
Pavarësisht se është transportuar me urgjencë për në spitalin e Korçës, e reja nuk ka arritur të mbijetojë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.