Berat/ Mbante dhe kërcënonte me jetë të birin 10-vjeçar, arrestohet 40-vjeçari (emri)

Saturday, 23 June 2018 19:12

Një 40 vjeçar nga lagja ” 30 Vjetori” e qytetit te Beratit mësohet se mban peng djalin e tij 10 vjeçar, nën kërcënim, duke mos lejuar të dal, veprime të cilat pak momente më parë i kanë denoncuar komshinjtë.

Fax News raporton se Miri Dura, mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më pare nga gruaja, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Menjëherë uniforma blu, forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin. Fëmija mësohet se ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhune psikologjike, ndërkohe që  po punohet për zbardhjen e plote të rrethanave të kësaj ngjarje.

Ndërkohë që babai vazhdon të qëndrojë ende në banesë, edhe pse policia po negocion.

Login to post comments