Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj priti në një takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë z.Agron Haxhimali,në kuadër të bashkëpunimit me eskpert ndërkombëtar për mbrojtjen mjedisore, ‘’Projekti Energjia e Gjelbër (LOCAL4GREEN), mbi hartimin e politikave fiskale mjedisore,ku Bashkia Lezhë është përzgjedhur si bashki pilote. Frrokaj garantoi se,institucioni që drejton e vlerëson kontributin e këtij projekti,teksa foli edhe për disa masa urgjente që duhet të ndërmerren në mjedis,ku erozioni më së shumti mbetet problem në zonat bregdetare.Kryebashkiaku garantoi ekspertët se,Bashkia Lezhë do të bashkëpunojë me çdo institucion shtetërorë,shoqatë,organizatë apo dhe palë të tjera të interesuara për të ndikuar në mbrojtjen mjedisore. Nga ana tjetër Z.Haxhimali shpalosi edhe qëllimin parësorë të kësaj nisme ku nënvizoi se, synim i projektit është të ndihmojë bashkitë që të hartojnë dhe zbatojnë politika vendore fiskale inovative, të orientuara drejt promovimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin publik-privat dhe në banesa.Për të diskutuar në detaje rreth këtij propozimi, Shoqata e Bashkive ka ftuar në një vizitë shkëmbimi experience Francesco Filippin, Drejtor i Departamentit të Projekteve, Fondacioni MUSOL dhe Jose Llavata, Nënkryetar i bashkisë Quart de Poble nga Spanja për të asistuar bashkitë Lezhë, Kukës dhe Vau Dejës si bashki pilote gjatë këtij procesi. Besard Kadia dhe Lorenc Gordani si ekspert lokal ndane ekperiencen e tyre mbi energjin dhe politikat fiskale qe duhet ndjekin bashkite. Projekti Energjia e Gjelbër (LOCAL4GREEN) zbatuar nga Shoqata e Bashkive përgjatë 2017-2019 financohet nga Bashkimi Europian brenda Programit Interreg MED.