Financimi në bujqësi – Rihapen aplikimet për agroturizmin dhe bujtinat

Diel, 24 June 2018 09:01

Sipërmarrësve dhe fermerëve u jepet sërish mundësia të aplikojnë për të përfituar financim në masën 50 për qind për investime në agroturizëm dhe bujtina. Ministria e Bujqësisë ka rihapur thirrjet për aplikime, duke reflektuar ndryshimet që janë bërë në këto masa së fundmi.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka bërë me dije se për agroturizmin janë vënë në dispozicion 122 milion lekë dhe priten të shpallen fitues 12 aplikantë, ndërsa për bujtinat janë vënë në dispozicion 32 milion lekë dhe është parashikuar të mbështeten 22 aplikantë.

Synimi është mbështetja e projekteve që ruajnë identitetin e zonave dhe nxisin zhvillimin rural dhe agroturizmin.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimet përmes dosjeve fizike me dokumentacionin përkatës pranë AZHBR-së deri në datën 15 korrik 2018.

Login to post comments