Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët italian, pasi u kap në drejtimin e një furgoni në të cilin po transportonte 50 kg marijuane.
Sipas mediave italiane i arrestuari nga policia e Katanias është Ervis Ismailaj, 29 vjec.
Shqiptari akuzohet të jetë korrieri që ishte ngarkuar me detyrë të bënte transportin e drogës destinuar për tregun vendas.
Policia ishte sinjalizuar se në këtë mjet po bëhej transport i lëndës narkotike, ndaj u vu në ndjekje të furgonit. Ajo që fundosi shqiptarin ishte reagimi tejet i nervozuar kur pa policinë t’i afrohej për kontroll.
Brenda u gjet malli i fshehur, i cili sipas policisë kapte shumën e 300 mijë eurove në tregun vendas.