Ish-kryeministri Sali Berisha udhëton shpesh në fundjavë, jashtë Tiranës së zhurmshme. Këtë herë, ndryshe nga fundjava e bregdetit, kryesisht në Durrës, Berisha ka udhëtuar disa orë më shumë. Prej dy ditësh, ish-lideri i demokratëve ndodhet në një zonë malore. Këtë herë, ai po shijon freskinë dhe natyrën unike të alpeve të Bogës, në Rugovë të Kosovës.
Berisha ka postuar në profilin e tij në ‘Facebook” një foto i veshur pjesërisht sportiv dhe mes gjelbërimit.
“Në Bogë, Rugovë pak shplodhje në një rudinë alpine!”, shkruan Berisha.
Boga, fshat me rreth 150 shtëpi është i fundit kufitar me Malin e Zi dhe shfrytëzohet nga mijëra vizitorë dhe njerëz që kanë synim shijimin e bukurive natyrore në verë e dimër.
Edhe një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha pozoi me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, koordinator në PD për mjedisin nga po i njëjti vend. Ishte Malltezi ai i cili ka publikuar një foto të tyre në Facebook, duke përshëndetur miqtë e tij me dy gishta, simbol i Partisë Demokratike.