Dy shtetas shqiptarë janë kapur nga policia në Greqi kishin 41,5 kg kanabis të fshehur në automjetin e tyre. Njoftimin e ka bërë publik policia e vendit fqinj.
Makina e tyre u ndalua për kontroll në afërsi të Kozanit. Droga e sekuestruar nga policia ishte e ambalazhuar në 36 paketa dhe ndodhej në portbagazhin e makinës.
Të arrestuarit me moshë 53 dhe 38 vjeç do të dalin para prokurorisë, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin dhe marrësit në dorëzim të lëndës narkotike.