Vijon protesta e pandalshme e artistëve për të mos lejuar prishjen e teatrit dhe ndërtimin e kullave.
Edhe gjatë ditës së sotme, kësaj proteste i janë bashkuar me dhjetëra qytetarë, të cilët janë kundër projektit të qeverisë, për ndërtimin e kullave.
Ndërkohë në krahë të protestës ka dalë edhe opozita si dhe kryetari i saj Lulzim Basha i cili shkruan në Facebook:
PD në krah të artistëve, kundër grabitjes së pronës publike nga Rama dhe mafia e ndërtimit.