Është marrë në pyetje nga policia biznesmeni, në kamionin e të cilit janë gjetur 3.4 milionë euro.
Biznesmeni Edi Lika i pyetur nga oficerët e policisë ka mohuar të ketë lidhje me shumën e eurove të gjetura në një nga kamionët e firmës së tij.
Ai mësohet të jetë shprehur se, nuk ka autorizim për të verifikuar se çfarë ka brenda kamionit, vetëm kryen transportin dhe se nuk ka asnjë informacion mbi shumë e disa milionë euro të gjetura në mjetin Toyota Yaris e cila po transportohej nga Belgjika drejt Tiranës.