Aktori Neritan Liçaj ka deklaruar edhe një herë para Veliajt se është kundër projektligjit dhe se nuk mund të pranojë që të preket toka e teatrit.
“Nuk mund të pranojmë që të preket toka publike dhe të përdoret për arsye biznesi. Kjo për ne është e panegociueshme. Bëjmë shumë mirë që mblidhemi dhe që diskutojmë, por duhet të flasim të gjithë të njëjtën gjuhë”, u shpreh aktori, i cili u ngrit i nervozuar dhe braktisi dëgjesën e kryebashkiakut.
Kreu i Bashkisë së Tiranës po mban prej orës 10.00 dëgjesën e dytë me aktorët dhe arkitektët lidhur me çështjen e godinës së Tetarit Kombëtar.
Shumë nga zërat kritikë munguan në takim, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar në shenjë proteste. Megjithatë, disa të tjerë zgjodhën të jenë prezent, por sërish duke ngritur zërin dhe duke ritheksuar se janë kundër shembjes së godinës.