Valuta po hyn nga të gjitha drejtimet; Euro bie sot nën 126 lekë

Hënë, 25 June 2018 14:52

Euro e ka nisur javën duke humbur pikë ndaj monedhës vendase, teksa të njëjtën tendencë kanë pasur të gjitha monedhat e tjera, me përjashtim të jenit, në një indikator se leku është i fortë në tregun e brendshëm.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.89 lekë, duke rënë 0.2 lekë në krahasim me ditën e premte. Euro ka humbur pikë për dy ditë radhazi, pasi e kishte rimarrë veten disi gjatë pjesës së parë të javës së kaluar, duke zbritur sërish në nivelin më të ulët të një jave.

Në rënie më të lehtë ka qenë edhe dollari, që ka humbur 0.08 lekë, duke arritur në 108.0.3 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, që ka qenë e dukshme në gjithë pjesën e parë të këtij viti. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në javët e para të qershorit, duke tërhequr valutë nga tregu frenuan disi rënien, por gjithsesi monedha e përbashkët vijon të mbetet e dobët.

Ekspertët e tregut pohojnë se dy arsyet kryesore që kanë rritur ofertën për valutë në treg lidhen me transaksionet e konvertimit të kapitalit të bankave, që vlerësohet të arrijnë në rreth 200 milionë euro si dhe me hyrjen e valutës nga burime informale. Kapja e një sasie të konsiderueshme valute ditën e djeshme në Portin e Durrësit, që arrin sipas burimeve zyrtare në rreth 3.5 milionë euro nxorri në pah një nga burimet ilegale të hyrjes së valutës në Shqipëri, duke rritur ofertën për euro.

Në kahun tjetër, burimet zyrtare të hyrjes së valutës (të ashtuquajtura fondamente), të paktën në tre mujorin e parë të vitit nuk justifikojnë më shumë hyrje të valutës, përkundrazi. Sipas Bilancit të pagesave të bankës së Shqipërisë, mjetet e rezervës valutore për shkak të veprimeve në bilancin e pagesave ka rënë më me 143 milionë euro milionë euro. Kjo do të thotë që nga veprimet e Shqipërisë me pjesën tjetër të botës, të pasqyruara në bilancin e pagesave nga vendi ka dalë valutë, çka teorikisht duhet të kishte çuar në një nënçmim të lekut, jo forcim të tij siç ndodhi në tre muajt e parë të vitit dhe ka vijuar edhe aktualisht.

Psh, shpenzimet e turistëve në Shqipëri ishin 331 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, me një rritje prej gati 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, në kahun tjetër, shpenzimet e shqiptarëve në udhëtimet jashtë vendit arritën në 254 milionë euro, me rritje prej 12.3% me bazë vjetore. Për shkak të rritjes me ritme më të larta të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, bilanci neto, pra paratë që mbeten në vend nga aktiviteti turistik ishte 78 milionë euro, nga 76 milionë euro në tremujorin e parë 2017, pra me një përmirësim minimal prej vetëm 2 milionë eurosh, që nuk ka ndikim në kursin e këmbimit.

Gjithsesi, flukset e hyrjes së valutës nga turistët pritet të jenë më të larta, teksa tashmë sezoni ka hyrë në kulmin e vet dhe të huajt janë dyndur si asnjëherë tjetër në bregdetin shqiptar. Ekspertët pohojnë se euro pritet të vijojë të jetë e dobët për shkak të ndërhyrjeve sezonale, por parashikimet mbeten të vështira, pasi Banka e Shqipërisë ka deklaruar se do të jetë aktive në treg për të tërhequr valutën e tepërt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...