Greqia kryeson për stokun e investimeve, ndiqet nga Zvicra

Hënë, 25 June 2018 14:54

Greqia vijon të kryesoje stokun e investimeve të huaja në vendin tonë, edhe pse vendi fqinj prej vitesh po kalon një periudhë të vështirë ekonomike. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë për stokun e investimeve të Huaja Direkte, në vend të parë është Greqia, me kompanitë e së cilës kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në telekomunikacione dhe banka. Stoku i investimeve greke në Shqipëri në tremujorin ë parë të 2018 ishte 1.29 miliardë euro, ose 18 e totalit të investimeve në Shqipëri nga të huajt pas viteve ’90 (në total stoku i investimeve të huaja është 6.88 miliardë euro në fund të tremujorit të parë).

Dy operatorët më të mëdhenj të telefonisë celulare, Vodafone dhe Telekom Albania janë me kapital grek. Bankat kanë qenë një tjetër sektor i preferuar, por që tashmë po tërhiqen gradualisht nga Shqipëria. Deri në vitin 2009, pesha e bankave me kapital grek në totalin e aktiveve të sistemit ishte rreth 24%, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa sot ka zbritur në rreth 14%, teksa pas krizës greke të borxheve, ato filluan tërheqjen dhe reduktimin e aktivitetit. Credit Agricole ishte e para që u largua nga Shqipëria disa vjet më parë, ndërsa së fundmi u shit dhe banka Kombëtare e Greqisë tek Banka Amerikane e investimeve. Në shitje është edhe Tirana Bank dhe e vetmja që reziston është Banka Alpha.

Në tremujorin parë 2018, stoku i investimeve greke në Shqipëri shënoi rritje prej 1.6 % në krahasim me fundin e vitit.

Edhe në tremujorin e dytë Zvicra vijon të mbajë vendin e dytë me një stok investimesh prej mbi 1 miliardë eurosh. Në krahasim me fundit e vitit stoku i investimeve nga Zvicra u rrit me 122 milionë euro ose 13.7 për qind në krahasim me fundin e vitit. Më shumë sesa interes i kompanive zvicerane, kjo rritje është meritë e gazsjellësit TAP, që është i regjistruar si seli qendrore në këtë shtet, por që në fakt përbëhet nga një konglomerat kompanish nga shumë vende të Europës.

Në vend të tretë është Holanda, me 896 milionë euro, përmes kompanisë, që po ndërton hidrocentralet mbi lumin e Devollit. Ndonëse tashmë, HEC i Devollit po ndërtohet nga norvegjezët e Statkraft, Banka e Shqipërisë e pohon se investitori direkt i Statkraft është holandez.

Si investitor i katërt ka kaluar Kanadaja (prej shumë vitesh i dyti), me 883 milionë euro. Efektin e ka dhënë Bankers Petroleum, e cila ndonëse tashmë është shitur te kinezët e Geo Gade, konsiderohet me kapital kanadez.

Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe ka numrin më të madh të bizneseve të huaja renditet e pesta për nga stoku i investimeve, me 656 milionë euro. Nga italia kanë munguar investimet e mëdha në vite dhe sipërmarrjet që kanë hyrë janë përgjithësisht të vogla. Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, në një intervistë të mëparshme për “Monitor”, ka pohuar se arsyet lidhen me përvojat e kaluara jo të mira, për shkak të fenomeneve të korrupsionit, problemeve në lidhje me pronësinë e tokës dhe perceptimit të gjerë të një sistemi joefikas gjyqësor dhe jo garantues për sigurinë juridike dhe marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet palëve.

Pas italisë renditen Turqia, Austria, Franca. Franca ka shënuar rritje të lartë, por që lidhet me kompaninë Spiecapag, që është nënkontraktor i TAP.

 

Sektorët më tërheqës për investime në vite

 

Edhe në tremujorin e parë stoku i investimeve në sektorin e Energjia elektrike, gazi, avulli ka kaluar në vend të parë, me mbi 1.7 miliardë euro me një zgjerim 12 për qind në tremujorin e parë duke ja kaluar edhe grupit “Informacioni dhe komunikacioni”, që historikisht ka qenë sektori që ka tërhequr më shumë investime në Shqipëri dhe ka një stok prej gati 1.2 miliardë eurosh.

Ndryshimi lidhet me investimet e mëdha për gazsjellësin TAP dy vitet e fundit, ndërkohë që kompanitë e telekomunikacioneve janë në fazë maturimi dhe nuk e kanë rritur stokun e investimeve së fundmi.

Në vend të tretë janë aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, si rrjedhojë e investimeve të bankave me kapital perëndimor që kanë hyrë që pas vitit 2000 në Shqipëri. Bankat kanë investuar në Shqipëri gati 1 miliard euro, që pas viteve 1990. Por, një pjesë e tyre tashmë është sërish drejt tërheqjes.

Më pas renditen industria nxjerrëse, me një stok prej 915 milionë eurosh, e ndjekur nga industria përpunuese me 632 milionë euro.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 14:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...