×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas kapjes së dy Toyotave, Banka e Shqipërisë blen euro

Hënë, 25 June 2018 15:19

anka e Shqipërisë blen euro, pas kapjes së dy Toyotave, ndërhyn sërish në treg

15:09, 25/06/2018

 

Një ditë pas kapjes në Portin e Durrësit të dy automjeteve Toyota me 3.4 milionë euro, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg për të blerë euro. Burime nga bankat private thonë se Banka ka blerë euro nga tregu për të mos lejuar rënien e monedhës europiane ndaj lekut, por shuma e blerë nuk bëhet publike pasi përbën sekret.

Që nga fillimi i këtij muaji, Banka e Shqipërisë ka blerë vazhdimisht euro nga tregu për të tërhequr ofertën e lartë të eurove. Në vetëm një rast, BSH ka blerë më shumë se 120 milionë euro, para të cilat erdhën përmes një kredie që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim disbursoi për Korporatën Elektroenergjetike shqiptare.

Por pavarësisht blerjeve masive të të euros nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane vazhdon të qëndrojë në nivele të ulëta.

Sipas kursit mesatar të BSH, këtë të hënë një euro u këmbye me 125.89 lekë në treg nga 126.09 lekë që ishte në fund të javës së kaluar. Krahasuar me dy javë më parë euro është ulur me 2.45 lekë dhe pse gjatë kësaj kohe Banka e Shqipërisë ka blerë qindra milionë euro.  Në rënie më të lehtë ka qenë edhe dollari,  që ka humbur 0.08 lekë, duke arritur në 108.0.3 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në treg, e cila ka qenë e pranishme që nga fillimi i vitit. Shumë ekspertë thonë se shkaku për këtë rritje të pashpjegueshme të eurove në treg janë paratë e drogës. Një ditë më parë, në Portin e Durrësit, policia bllokoi dy automjete Toyota të nisura nga Belgjika, në të cilat gjendeshin 3.4 milionë euro, që mendohet se janë gjeneruar nga trafiku i drogës. 

Ky rast ka përforcuar më shumë dyshimet se tregu shqiptar po përballet me hyrje masive valute nga trafiku i drogës dhe aktivitetet e tjera të jashtëligjshme.   

Login to post comments