Personi që shihni në foto quhet Edi Lika dhe është shoferi i kamionit me makina, ku qëndronin edhe dy “Toyota Yaris” brenda të cilave u gjetën 3 milionë e 470 mijë euro dhe 80 franga, mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.
Siç duket edhe nga profili i tij në Facebook, Edi Lika që u raportua se kishte edhe një servis makinash më 22 qershor ka postuar në profilin e tij në Facebook foto të ngarkesës me makina të nisur nga Belgjika. Ai tregon se rruga do kalonte nga Gjermania e më pas në Itali. Por para se të mbërrinin në pikën e tregtimit, kamioni me makina u bllokua në Durrës, pasi në dy “Toyota Yaris” u gjetën 3.4 milion euro.
Për Edi Likën foli sot edhe deputeti i partisë demokratike, Ervin Salianji i cili tha se ndonëse ishte dënuar me 6 muaj burg, nuk kishte bërë asnjë ditë burg, pasi kishte mbrojtje nga policia./BW