×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sigurimi i jetës – Më pak kontrata nga kreditë bankare

Hënë, 25 June 2018 15:47

Kontratat e sigurimit të jetës së debitorit kanë pësuar rënie gjatë pjesës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për katër muajt e parë të vitit kompanitë e sigurimit të jetës kanë prerë rreth 18,600 polica të sigurimit të jetës së debitorit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i këtyre kontratave ka rënë me mbi 12%. Ulja e numrit të kontratave për sigurimin e jetës së debitorëve mund të jetë një tregues i ecurisë së kredisë bankare, sidomos në kreditë afatgjata për individë.

Një numër më i vogël policash sigurimi të jetës së debitorëve, me shumë të ngjarë, nënkupton një numër më të ulët të kredive bankare. Për kreditë afatgjata, bankat kërkojnë një policë sigurimi të jetës së huamarrësit përgjatë gjithë periudhës së kredisë.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i ekonomisë ngelet në stanjacion, pa rritje domethënëse të portofolit total krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, ky produkt është shtylla kryesore e tregut të sigurimit të jetës në Shqipëri. Primet nga sigurimi i jetës së kredimarrësve përbëjnë mbi 66% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e jetës.

Login to post comments