Koncesionet, legjislacioni aktual favorizon lejet e pastudiuara

Tuesday, 26 June 2018 09:14

Kuadri ligjor në fushën e koncesioneve paraqet një sërë problemesh, duke favorizuar dhënien e lejeve të pastudiuara, kryesisht në fushën e hidrocentraleve”.

Deklarata vjen nga drejtori ekzekutiv i organizatës ‘EcoAlbania’ pas një analize të ligjeve, akteve nënligjore apo direktivave europiane që rregullojnë gjithë këtë fushë, duke synuar më pas propozimin e ndryshimeve konkrete.
Në kuadër të përmirësimit, studimi i fizibilitetit për një projekt duhet të kryhet nga institucionet shtetërore që hapin garën koncesionare, ndërkohë që marrja e të gjitha lejeve që kërkohen duhet të kryhet para lidhjes së kontratës dhe jo pas saj.
Po ashtu, ndryshime do të kërkohen edhe në drejtim të ofertave të pakërkuara si dhe të procedurave që duhet të ndiqen gjatë negocimit të kontratës, në drejtim të transparencës.
Në total janë marrë në shqyrtim mbi 30 ligje dhe akte nënligjore që rregullojnë fushën e dhënies së koncesioneve, ndërkohë që propozimet finale për ndryshimin e legjislacionit pritet të jenë gati në muajin shtator.

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 09:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...