Borxhi i lartë publik – Ekspertët: Çdo shqiptar, 3 mijë euro detyrime

Tuesday, 26 June 2018 09:12

Çdo shqiptar sot ka rreth 3 mijë euro borxh që në momentin që vjen në jetë. Pjesëmarrës në konferencën “Borxhi publik dhe efektet e tij në ekonomi”, ekspertët e ekonomisë, vlerësojnë se borxhi publik në Shqipëri është në nivel të lartë rreth 65.8, dhe më i larti në rajon.

Presidenti i UET-së, Adrian Civici shpjegon kjo ka ardhur si rrjedhojë e politikave të gabuara ekonomike dhe fiskale të ndërmarra nga qeveria dhe se rritja e borxhit nuk ka qenë i lidhur me rritjen ekonomike. Nga ana tjetër, eksperti Arben Malaj, hedh idenë për kalimin në parlament të ligjit organik të buxhetit me shumicë të cilësuar si dhe për politika fiskale më të kujdesshme.

Konferenca “Borxhi publik dhe efektet e tij në ekonominë e Shqipërisë” e organizuar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, trajtoi problematikat që ka sot ekonomia shqiptare në raport me rritjen e borxhit dhe masat që duhen marrë.

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 17:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...