Është shtyrë për në datën 10 korrik pretenca për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij. Gjyqi është shtyrë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi kjo e fundit nuk ka qenë e gatshme sot për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.
Nw seancën e shkuar, avokatët kërkuan pyetjen e tre dëshmitarëve të tjerë, kryesisht punonjës të një banke të nivelit të dyte, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata e cila administroi provat shkresore dhe i dha fund shqyrtimit.
Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.