Mbajti “peng” djalin, lihet në burg babai

Tuesday, 26 June 2018 12:02

Gjykata e Rrethit të Beratit, vendosi sot të quajë të ligjshëm arrestimin e Admir Duro dhe vendosi ndaj tij masën e “arrestit me burg”.

Në emër të organit të akuzës, Olgert Rumnici, i kërkoi gjykatës cilësimin si të ligjshëm të arrestimit të 42-vjeçarit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, ndonëse pala mbrojtëse kërkoi cilësimin e arrestimit si të paligjshëm dhe caktimin e një mase më të lehtë sigurie për shkak të gjendjes së tij të rëndë se shëndetit mendor, gjë e cila nuk është marrë parasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa. Dhe në sallën e gjyqit Duro ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, por për shkak të mos kryerjes së vizitave mjekësore nuk ka pasur prova për t’u paraqitur në gjykatë që dëshmojnë problemet e tij mendore.

42-vjeçari akuzohet tashmë për: veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Duro ndodhi tre ditë më parë në lagjen “30 Vjetori”, ku 42-vjeçari mbajti peng për orë të tera djalin e tij, 17-vjeçar nga frika mos e braktiste.

Më pas, ai hipi në soletën e pallatit ku për më shumë se tre orë kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, hodhi tjegulla në drejtim të tyre, duke lënduar dy uniforma blu. Pas arrestimit ai qëndroi në spitalin e Beratit dhe u përball sot me gjykatën, në seancën e parë në ngarkim të tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...