Alexandar Vuçic ishte lideri i parë shtetëror që ka kontaktuar presidentin turk Erdogan, për ta uruar për fitoren.
Në protokollet zyrtare të urimeve nga ana e liderëve dhe udhëheqësve shtetërorë një akt i tillë merr një rëndësi të veçantë. Kjo për shkak sepse tregon kursin strategjik dhe mëarrëdhënien e ngushtë mes liderëve dhe vendeve që ato përfaqësojnë.
Sigurisht që me këtë gjest Presidenti i Serbisë, Vuçiç, tregon edhe një herë se e ka lexuar shumë mirë bashkëpunimin e madh ruso-turk, aleancë e cila është e lidhur ngushtësisht me interesat e mëdha serbe kundër kombi shqiptar.
Të gjithë këtë aleancë të madhe mes Putinit dhe Erdoganit Vuçiç, ashtu siç ka bërë gjithnjë në të tilla raste politika serbe, kërkon ta shfrytëzojë këtë në favor të projektit të madh sllav kundër shqiptarëve.
Historikisht ndër shekuj aleanca turko-sllave ka dënuar kombin tonë dhe Vuçiç e di mjaft mirë se bashkëpunimi Putin-Erdogan është vazhdim i Aleancës së madhe kundër shqiptarëve. /55news.al/