Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, doli ditën e sotme para gazetarëve, ku foli për bllokimin e Toyotës me 3.4 milionë Euro.
Edhe pse kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se paratë janë të Taulant Ballës disa ditë para se të kapeshin, kreu i grupit të PS, u rrek të tregonte se në këtë mes është i përfshirë Basha.
Për këtë deklaratë, përmes një status në profilin e tij në Facebook, reagoi deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili i bëri thirrje se nëse ai ka prova duhet t’i publikojë që tani.
Reagimi i Edi Palokës:
Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.
Dy pyetje për derrkucin me Toyota:
Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?
Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?
Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn.