Shehu: Shqipëria, hambari i kanabisit për Europën ka prekur 70% të nxënësve

Tuesday, 26 June 2018 12:17

Shqipëria është kthyer në “hambarin” e kanabisit për Europën. Kështu ka shkruar deputeti i PD-së Tritan Shehu në profilin e tij “Facebook”. Në  Ditën Ndërkombetare të Luftës kundër Përdorimit të Drogës e Trafiqeve Ilegale”,

deputeti Shehu hedh akuza të forta për situatën e përhapjes së përdorimit të kanabisit tek nxënësit në një masë të madhe në shumë qytete.

“Nga kanabisi po kalohet ne bashkëpunim me institucionet, ne trafiqet gjigande të kokainës e heroinës, me forcimin ekstrem të grupeve kriminale.

Sipas tij, mungon totalisht një Strategji Kombëtare për përballimin e këtij fenomeni në të gjitha aspektet e tij.

Postimi i plotë:

A e di Kryeministri qe eshte edhe “Kryetar i Komitetit Kombetar kunder Droges e Trafiqeve”?

Shqiperia “takohet”sot me “Diten Nderkombetare te Luftes kunder Perdorimit te Droges e Trafiqeve Ilegale” ne nje situate katastrofale ne kete drejtim.

Shqiperia eshte kthyer ne “hambarin” e kanabisit per Europen- aktualisht ka filluar perseri kultivimi masiv i tij, pa dyshim me “mirekuptimin”e shtetit.

Nga kanabisi po kalohet ne bashkepunim me institucionet, ne trafiqet gjigande te kokaines e heroines, me forcimin ekstrem te grupeve kriminale.

Perdorimi i drogave, kryesisht i kanabisit, qe eshte nje prekursor i drogave te forta, eshte ulur deri ne moshat 11-13 vjec, duke prekur reth 70% te nxenesve ne shume qytete.

Perdorimi i drogave te forta po zgjerohet shume shpejt, duke hyre ne vend dhe disa nga ato me toksiket.

Mungon totalisht nje Strategji Kombetare per perballimin e ketij fenomeni shkaterrues ne te gjitha aspektet e tij, sic duket edhe e vullnetit.

Pervec klinikes toksikologjike prane QSUT, qe merret me rastet e intoksikimit akut, nuk ekziston ne vendin tone asnje strukture qofte mjekuese, qofte reabilituese per te ndihmuar pacientet e dependentet nga drogat.

Asnje nga antagonistet nuk rimbursohet nga Fondi.

Edhe shperndarja e Metadonit eshte ne veshtiresi te medha dhe pa asnje program afat mesem.

Nuk ka asnje propagande te organizuar e studjuar per tju kundervene ketij fenomeni shkaterrues per individin e shoqerine ne terresi.

Ka vetem institucione shteterore, qendrore e lokale, qe jane bere pjese e kesaj te Keqe te Madhe...!

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 12:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...