Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur sot në Presidencë nxënës e mësues të shkollave shqipe nga Medvegja
Presidenti Meta shprehet në një postim në rrjetet sociale se Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës europiane midis shqiptarëve dhe serbëve.
“Shumë i privilegjuar të prisja në Presidencë, në një takim të ngrohtë e vëllazëror, miq të veçantë nga Medvegja, nxënës e mësues të shkollave shqipe.
Nuk do ta harroj vizitën mbresëlënëse dhe mikpritjen e tyre në Medvegjë, emocionet e së cilës m'i rikthyen sot. Raportet e mira mes Serbisë e Shqipërisë janë një kontribut i çmuar për të dy popujt tanë, paqen e stabilitetin në rajon. Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës europiane midis shqiptarëve dhe serbëve”. /55news.al/