Fotogaleria/ Berisha, i mahnitur nga pritja në Kosovë, mesazh për shqiptarët

Tuesday, 26 June 2018 14:44

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, në një postim në Facebook ka shprehur falënderimin e tij për pritjen e ngrohtë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Postimi i plotë

Falenderim!

Te dashur miq, ne komunen e Pejes ne fundjave vizitova Rugoven dhe ne kthim burimet, Ujevarat e Drinit te Bardhe dhe Shpellen e Radacit. Ne Rugove vizitova Bogen, Gropen e Madhe, Shkrelin, Gurin e Kuq.

Me kete rast dua te falenderoj me mirenjohje zotin Skender Thaçi, pronar i Hotelit Austria Magara, investim shqiptaro – austriak ku une qendrova, histori e vertet suksesi, nje perle e ngritur sipas standarteve me te mira, me kompleksin kuartiv te modelit austriak.

Me mirenjohje dua te falenderoj familjaret e Skanderit dhe te gjithe punonjesve te ketij hoteli te shkelqyer per pritjen e ngrohte miqesor dhe sherbimin e tyre te persosur si dhe kengetarin e mirenjohur Elez Muriqi, i cili me kenget e tij me lahute e beri epike ate darke per mua.

Nje falenderim te perzemert te gjithe atyre banoreve te Rugoves, te cilet kudo qe kaloja me ftonin bujarisht ne shtepite e tyre. Ne veçanti dua te falenderoj Dr. Ibrahim Rexhaj per pritjen qe me beri ne Shkrel tek kompleksi memorial i martireve te familjes se tij.

Nga Rugova u largova me mbresat te pashlyeshme dhe rruges ne kthim vizitova burimet e Drinit te Bardhe, Ujevarat e tij dhe Shpellen e famshme te Radacit.

Pas kesaj vizite te shkurter por tejet mbreslenese u ndalem e drekuam tek kompleksi i bukur turistik Ujevarat e Drinit, pronari dhe punonjesit e te cilit na ofruan nje pritje dhe sherbim te perkryer.

Me kete rast une u shpreh atyre falenderimet e mia me miqesore sikunder falenderoj perzemersisht te gjithe punonjesit e Shpelles turistike te Radacit per shoqerimin dhe shpjegimet e tyre te çmuara.

Te dashur miq, gjate kesaj vizite te shkurter por fantastike ne Komunen e Pejes une u takova, u pershendetem dhe beme fotografi me dhjetra e dhjetra qytetare te Kosoves, banore apo vizitore ne ato zona qe deshmonin njerezisht dashurine prekese dhe respektin e tyre ndaj meje.

Me kete rast ju shpreh te gjithe atyre, duke filluar nga kryetari i Komunes se Pejes z. Gazmend Muhaxheri dhe bashkepuntoreve te tij si dhe te gjithe qytetareve te tjere, respektin dhe mirenjohjen time te thelle. Nje falenderim te veçante anetareve te forces policore te Kosoves per lehtesite e medha qe me krijuan ne kete udhtim.

Ata me punen e tyre te palodhur e bene nje vizite te bukur dhe tejet intensive.

Se fundi miq, gjate vizites time turistike pata kenaqesi qe ne Boge, ne hotelin Austria Magra si dhe tek burimet e Drinit takova edhe shume turiste nga te gjitha zonat e Shqiperise.

Ndaj dhe per te ndare me ju mrekullite e kesaj vizite ju bej thirrje ju dhe mbare shqiptareve te njiheni sa me me shpejt me bukurite mahnitese te Kosoves! sb

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 14:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...