Shtëpitë e fshatit Qerret i vjetër në Lushnje duket sikur ndriçohen me kandil.
Prej 15 vitesh rryma elektrike nuk shkon më shumë se 90 volt dhe për pasojë asnjë pajisje elektro-shtëpiake nuk funksionon.
Zgjidhje nuk kanë gjetur as me stabilizator. Pajisjet u digjen herë pas here. Tensioni është aq i ulët sa edhe sahati që duhet t’u masë konsumin e energjisë nuk punon.
Uji për të pirë nuk vjen sepse nuk ndezin pompat. Ndërsa ujin për t’u larë e ngrohin me dru. Të detyruar te jetojnë si në mesjetë siç shprehen vetë banorët, atëherë zgjidhjen do ta kërkojnë me protesta dhe duke mos paguar faturat e energjisë elektrike./TCH