Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kabineti i tij, po ndjekin nga afër situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare.
Meta u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen.
Ai kërkon kontributin e të gjithëve për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës sonë Kombëtare.
Kujtojmë se Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës pas përmbytjes së katit të parë dhe kateve të nëndheshme, të godinës nga reshjet e shiut që mbuluan kryeqytetin ditën e shtunë.
Rreth 12 mijë materiale rezultojnë të lagura dhe të dëmtuara tregohet në njoftimin e Bibliotekës.