Një 31-vjeccar në Kamëz është arrestuar nga policia pasi dhunonte gruan në mënyrë të përsëritur.
Shtetasi me inicialet I.B., akuzohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, shtetases me inicialet B.B.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.05.2018, u arrestua në shtetasi në flagrancë shtetasi I. B., vjeç 31 banues në Kamëz, pasi në banesë ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes B.B., vjeçe 21, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/2 të Kodit Penal.