Gjatë takimit, Presidenti theksoi rolin e KLSH-së në forcimin e zbatimit të ligjit në ambientin shqiptar, si një vend në proceset e ndërtimit të demokracisë. Gjatë bashkëbisedimit, pas prezantimit të kontributit të Dr. Weber në ECA dhe në Organizatën ndërkombëtare të SAI-ve (INTOSAI), u cilësua niveli i bashkëpunimit me KLSH-në dhe sidomos me Kryetarin Leskaj, i cili në mënyrë sistematike iu referohet standardeve të INTOSAI-t.“Termi i INTOSAI-t është bërë fjalë e zakonshme edhe për ne, sa herë flasim për KLSH-në”, nënvizoi Presidenti Meta. Lidhjet me Austrinë shkojnë përtej historisë por lidhen edhe me dijen dhe kontributin e këtij vendi si burim dijesh për shumë shqiptarë të shkolluar në këtë vend, përfundoi z.Meta.
Kryetari i KLSH-së, duke e falënderuar për suportin e vazhdueshëm personal dhe institucional, i dorëzoi Presidentit Ilir Meta librin “40 vjet Deklarata e Limës”, duke theksuar se një KLSH e modernizuar dhe e pavarur ka rëndësi jo vetëm për zbatimin e ligjit por edhe për rritjen e përgjegjshmërisë dhe profesionalizimit të administratës publike.