Disa ditë më parë një 25-vjeçare denoncoi në policinë e qytetit vjedhjen e automjetit të saj.
Në njoftimin e datës 22.06.2018, bëhej me dije se shtetësja Sh.H., banuese në Durrës ka kallëzuar se rreth orës 10:00 i kanë vjedhur makinën tip “Peugeot”.
Mirëpo, sipas një njoftimi zyrtar të ditës së djeshme mësohet se makina e të resë nuk ishte vjedhur nga hajdutët.
25-vjeçarja e ka gjetur mjetin e saj ndërsa ka habitur teksa ka treguar se kishte harruar vendin e parkimit ditën që ka bërë denoncimin. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të Raportit Ditor që bënë fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Peugeot”, të shtetases Sh.H., vjeçe 25, banuese në Durrës, e cila rreth orës 10:00, ka bërë kallëzim se e ka gjetur mjetin, pasi kish harruar vendin e parkimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.