Nuk ka pritur më shumë se një ditë pasi ministrat e Jashtëm të BE-së e refuzuan Edi Ramën duke mos i hapur negociatat Shqipërisë.
Kryeministri ynë edhe pse po përpiqet me të gjitha mënyrat që dështimin ta shesë si fitore ka zgjedhur që ta tërheqë edhe ofertën për kampin e refugjatëve në Shqipëri.
Ai ka nisur më në fund të flasë edhe për kampet e refugjatëve duke deklaruar se shqiptarët nuk do ti pranojnë kurrë.
‘Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh për BE. Njerëz të dëshpëruar nuk mund të hidhen si mbeturina toksike. Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut të drejtë në raport me barrën evropiane’, ka thënë Rama për Bild.