Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Tre automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit të ‘Volksvagen’, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është identifikuar me mbiemrin Kordha.
Nga burimet e policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të lagjes Kordhoce të Lazaratit.
Sipas raportimeve se automjeti tip ‘Golf’ i ka prerë rrugën ‘Xhipit ‘dhe mjetit tjetër furgon ‘Volksvagen’ duke shkaktuar aksidentin.
Njoftimi i Policisë :
Njoftohemi se rreth orës 08:30, në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavie, në vendin e quajtur Kordhocë janë përplasur tre automjete.
Automjeti tip Mercedes Benz me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, banues në Gjirokastër.
Automjeti tip Volsvagen me targa AA 031 CG, me drejtues shtetasin B.K, banues në Tiranë.
Si dhe automjeti tip Volsvagen me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A. M, banues në Këlcyrë.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit B. K., dhe O. B., të cilët ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” për ndihmë mjekësore, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.