Policia e Lushnjes ka arrestuar një 50-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Dalip Dulja, banues në Qerret, Lushnje.
Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në ambientet e banesës, ndaj djalit, shtetasit D.D, 18 vjeç dhe ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.D, 46 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.