Vetëm një ditë pasi një Rama dhe Velia arritën të blinin një çmim, gjoja prestigjioz dhe ndërkombëtar, për sheshin “Skënderbej”, karma bëri të vetën.
Sheshi fitoi një çmim për hapësirë publike dhe vetëm pak orë më vonë arriti të përmbytë dhe të shkatërrojë pasurinë publike më të madhe të shqiptarëve, Bibliotekën Kombëtare.
Përmbyti edhe vetë godinën e Bashkisë, duke rrëzuar kështu përfundimisht propagandën boshe dhe të neveritshme të dyshes Rama-Veliaj.
Sistemi i kullimit të ujërave të Sheshit “Skënderbej” nuk funksionoi siç duhet dhe për pasojë ujërat e shumta të shiut kanë përmbytur godinën e bibliotekës, duke shkatërruar një pasuri me një vlerë të pallogaritshme kombëtare.
Kujtojmë se u shpenzuan 13 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për të rindërtuar sheshin “Skënderbej”. Vetëm për kanalizimet, gjasme sistem i ri, janë harxhuar mbi 4 milionë euro. Duket qartë se cilësia e punimeve është skandaloze dhe se ku kanë shkuar pjesa më e madhe e parave të shpenzuara.
Sheshi e mori çmimin ndërkombëtar dhe menjëherë na bëri të paguajmë si komb një çmim më të madh. Çështja e ndërhyrjes urgjente aty duhet parë në mënyrë prioritare.
Të rishikohen sa më parë punimet për të mos pasur më tragjedi të tilla të parikuperueshme. /55news.al/