Biznesi, Shqipëria jashtë Europës – Ndarja e ndërmarrjeve sipas punësimit, jemi rast unikal

E mërkurë, 27 June 2018 15:33

Shqipëria është shumë larg Europës kur bëhet fjalë për modelin e biznesit dhe modelin e punësimit. Të dhënat e fundit të Eurostat ilustrojnë se si janë të ndarë bizneset në vendet e unionit, sipas punësimit. Po t`i krahasojmë këto të dhëna me ato të institutit të statistikave në vendin tonë, panorama është mjaft e qartë.

Vendi ku të punësuarit në ndërmarrjet e vogla është më i madhë është Italia, ku këto ndërmarrje zënë 66% të tregut të punës. Për të ilustruar sesa larg Europës është Shqipëria në këtë drejtim, mjafton të themi se në vendin tonë kjo përqindje fiksohet në 90%.

Kur bëhet fjalë për peshën e ndërmarrjeve të mesme, Italia mban po ashtu vendin e fundit, me vetëm 12% të totalit në tregun e punës. Për Shqipërinë kjo normë zbret në 8.8%, më keq se çdo vend tjetër Europian. Edhe më dramatike është situata kur flasim për ndërmarrjet e mëdha.

Në Shqipëri, këto ndërmarrje përfaqësohen në tregun e punës me vetëm 1.2% të totalit. Në vende si Mbretëria e Bashkuar, kjo normë fiksohet në 46.5%.

Në Bashkimin Europian, vendi më i prapambetur në këtë drejtim është Malta, me një normë në 20%, ç`ka tregon edhe njëherë diferencën që ka Shqipëria me Europën edhe në drejtim të modelit të biznesit.

Përqendrimi i tregut të punës te ndërmarrjet e vogla në masën 90% është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e mungesës së industrisë në vendin tonë. Kështu, në drejtim të modelit të biznesit, Shqipëria është tërësisht jashtë Europës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...