Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin financiar në 7 institucione publike të arsimit të lartë në vend. Ky kontroll sipas përfaqësuese të organizatës Qëndresa Qytetarë vjen si rezultat i një monitorimi nga i cili ka rezultuar se universitetet publike në vend jo vetëm që kanë tarifat më të larta në rajon por i mungojnë shërbimet bazike për studentët.
Përfaqësuesi i kontrollit të lartë të shtetit Rinald Muça theksoi se gjatë kohës së monitorimit rezultoi një ngurtësi për dhënien e informacionit nga universitetet lidhur me financat
Nga raporti i fundit i cili i përket periudhës 1 shtator 2017 deri në 13 qershor 2018 rezulton se tre universitetet e marra në studim ai i Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit shpenzojnë 0 lekë për kërkimet shkencore dhe paratë e tarifave të studentëve rezultojnë të jenë shpenzuar vetëm për rikonstruksione zyrash. Universiteti i Tiranës gjatë kësaj periudhe nuk ka shpenzuar asnjë lek për bursa studimi ndërsa ka harxhuar mbi 45 milion lekë për vendimet gjyqësore për largimet nga puna.